Google ADS

Shkëlqen Albian Ajeti, dy gola të bukura për Baselin

21:41 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Albian Ajeti është duke shkëlqyer në kampionatin e Zvicrës.

Sulmuesi shqiptar ka ndihmuar skuadrën e tij në fitoren e thellë 3 me 0 këtë të shtunë në St. Jokob Park duke kontribuuar me dy gola të bukura, shkruan portali arbresh.info. Ajeti realizoi me kokë golin e epërsisë në minutën e 26′ duke shënuar për 1 me 0, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Baselit dhe St. Gallen.

20-vjeçari thelloi epërsinë e Baselit për 2 me 0 në minutën e 65′ duke mposhtur sërish portierin Tomas Vaclik. Topi përfundoi në fund të vertikales së djathtë pas goditjes së tij pranë zonës së rreptësisë. Goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes u realizua nga Manuel Akanj.

Ajeti, i cili ka realizuar tetë gola brenda këtij sezoni, u largua nga fusha në minutën e 79′ duke u zëvendësuar nga Dimtri Oberlin.

Baseli vazhdon qëndrimin në pozitën e dytë me 35 pikë, një më pak se lideri i ligës – Young Boys./arbresh.info/

Shikoni dy golat nga Ajeti dhe golin tjetër nga Akanji: 

https://www.youtube.com/watch?v=I3wx1fr87Ug

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme