Qëllimi i Presidentit amerikan për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelin ka shkaktuar kritika në të gjitha botën, ndërsa ka ngjallur frikë se mund të nxisë situatën në Lindjen e Mesme.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedime telefonike me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ku është diskutuar për vendimin e Uashingtonit për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, shkruan kanali televiziv turk NTV, transmeton portali arbresh.info
Sipas burimeve të NTV, Erdogan ka kërkuar nga Macron dhe bashkësia ndërkombëtare që të mbrojë statusin historik të Jerusalemit.
Të mërkurën, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke thënë se iniciativa ishte një “njohje e realitetit” dhe shënoi “fillimin e një qasje të re” për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës./arbresh.info/
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë