Duda Balje ka treguar se sot i është thyer vetura, i është vjedhur çanta me 250 euro.
Ajo ka thënë se nuk dyshon se vjedhja u krye në mënyrë të organizuar. Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për këtë rast.
Sot rreth orës 16:30 pranë një marketi në lagjen “Arbana” të Prizrenit, deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i është vjedhur çanta me para dhe me dokumentet personale.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë deputetja si dhe Policia e Kosovës. Në një bisedë telefonike Balje tha se së pari i është thyer vetura dhe nga aty hajnat i kanë marrë çantën në të cilën ka pasur dokumentet personale dhe afro 250 euro para.
Më tej, Balje tha se nuk ka dyshime kush mund ta ketë kryer këtë vjedhje, por, rastin menjëherë e ka raportuar në polici.
“Kam dalë me djalin dhe burrin, pastaj vetura më është thyer”, tha Balje.
Ajo tregoi se hajnat i kanë vjedhur dokumentet personale, letërnjoftimin, kartelën e bankës dhe rreth 250 euro para.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?