Google ADS

Tottenham 5:1 Stoke, Xherdan Shaqiri më i dobëti i ndeshjes

18:21 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri është vlerësuar si lojtari më i dobët në ndeshjes Tottenham Hotspur – Stoke City.

Skuadra e futbollistit shqiptar është mposhtur me rezultat të thellë 5 me 1 në takimin e xhiros së 16-të në kuadër të Premierë Ligës të zhvilluar si mysafirë në Wembley, shkruan portali arbresh.info.

Shawcross (autogol), Heung Min (53′), Harry Kane (54′)(65′) dhe Eriksen (74′) realizuan të gjithë ndaj skuadrën së trajneri Mark Hughes.

Xherdan Shaqiri, i cili u largua nga fusha në minutën e 76′ të ndeshjes duke u zëvendësuar nga Geoff Cameron, është vlerësuar me notën 5.6 dhe është lojtari më i dobët i kësaj ndeshje.

Anësori i Tottenhamit, Son Heung Min është lojtari me notën më të lartë. 25-vjeçari është vlerësuar me notën 9.4 pas një goli dhe një asistimi./arbresh.info/

Tottenham 5:1 Stoke, notat e lojtarëve

Të ngjashme