Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka vazhduar turin e falënderimit për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në përballjen e tij disa vjeçare me padrejtësinë në rastin e njohur si MTPT.
Limaj gjatë një vizite bërë degës së Nismës në Lipjan ka falënderuar banorët e kësaj zone për besimin në të dhe rreshtimin pas Nismës për Kosovën.
“Jam këtu për të ju falënderuar të gjithë qytetarët e Lipjanit dhe Shtimes, që në kohët më të vështira keni besuar në fjalën dhe punën time. Po të mos ishte besimi juaj ne nuk do të ishin këtu ku jemi sot. Ju keni qenë promotori që nuk keni pranuar që ne të ndalemi dhe ta ndërpremë punën. Sot me kënaqësi iu shoh të gjithëve në sy dhe iu them që ashtu sic kam deklaruar në vitin 2010 ja ku jemi sot. U deshën 8 vite që të konfirmohet ajo që e kemi thënë para tetë vite”, ka thënë Limaj.
Njerëzit e errësirës, Limaj ka thënë se bëjnë punë të liga. Por, ka thënë se nuk do të merret shumë më ta.
Tutje, Limaj ka thënë se janë dy oferta politike në Kosovë. Njëra që mashtron dhe shpif dhe tjetra që synon të rrënojë gjithçka.
“Asnjëra prej tyre nuk i duhet Kosovës. Ne nuk duam votë të mashtrimit. Ka qenë në modë më sha e me rrënu, por ne nuk duam aso vote. Ne kemi qenë të gatshëm më dhanë jetën për lirinë e vendit. As nuk duam votë të përçarjes. Ne jemi të bindur se alternativa jona është ajo që i duhet vendit. Një alternativë politike e cila ka vizion e ide politike për të zhvilluar vendin”, ka theksuar Limaj.
Limaj ka folur edhe për Endrit Shalën për të cilin ka thënë se e ka pas gjithmonë në krah.
“Për asnjë moment ai nuk është tërhequr nga unë. Unë nuk i lëshoj njerëzit e bashkëpunëtoret e mi. Ai nuk ka pranuar të bëhet segment i tyre, atëhere edhe ai është ballafaquar me sfida. Sot ka ardhur koha edhe ai me marrë përgjegjësi të reja shtetërore.
Limaj ka thënë se vlera e Nismës për Kosovën është shërbimi ndaj vendit me kokë ulur. Ai ka thënë se qytetarët po e duan Nismën pasi e mbanë fjalën.
E, në anën tjetër, kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti ka thënë se përkundër kurthave e fabrikimeve qytetarët nuk kanë hequr dorë se besuari në pafajësinë e Limajt.
Të ligët ai ka thënë se kanë orkestruar spektakle mediale për të rrënuar reputacionin e Limajt, por që siç thotë ai këto kurtha të tyre kanë dështuar.
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...