Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, në deklaratën e tij pas ndeshjes me West Ham, ka pranuar se gjasat për titull janë shumë të vogëla.
Kampionët aktual u befasuan nga skuadra e West Ham, të cilit ishin të organizuar shumë mirë dhe ia arritën që ta mbanin epërsinë prej 1 me 0, që e kishin krijuar në minutën e 10. Golin e fitores e shënoi sulmuesi, Marko Arnautovic.
Pas kësaj humbje, Chelsea ka 11 pikë më pak se sa liderët aktual, Manchester City, të cilët nesër do ta zhvillojnë derbin me Manchester United.
Ai në intervistën për Sky Sports, pas lojës deklaroi se skuadra e tij nuk është më në garë për titull.
“Ne duhet ta konsiderojmë se kjo është ndeshja e katërt, që e kemi humbur pas 16 ndeshjeve”, tha Conte.
“Kur humbisni katër ndeshje, në eksperiencat e kaluara e, më tregojnë se është e pa mundur të qëndrosh në garën për titull. Në 16 ndeshje, të humbasësh katër ndeshje, do të thotë që synimi nuk është titulli”, shtoi italiani.
“Kur ju humbisni ndaj Burnley, Crystal Palace dhe West Ham, ekipe të cilat janë pozita jo të mira. Nëse humbisni pikë në këso ndeshje, ju nuk jeni në garën për titull”, përfundoi Conte.
Chelsea momentalisht renditet në pozitën e tretë, me 32 pikë, por në rast se fiton Liverpool, atëherë Liverpooli do të kalojë në pozitën e tretë. /arbresh.info/
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...