Formacionet zyrtare, PSG – Lille

16:09 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain dhe Lille kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 17-të në Liga 1.

Pas dy disfatave radhazi, PSG-së i duhet një reagim i fuqishëm këtë të shtunë kundër Lilles në përpjekje për të përforcuar kreun në kampionatin francez derisa rivali i tyre është në fund të tabelës, me vetëm dy pikë larg nga zona e dëbimit, shkruan portali arbresh.info.

Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde, Neymar, do të mungojë në takimin e sotëm për shkak të suspendimit pas tri kartonave të verdhë.

Këtë sezon, asnjë klub nuk ka shënuar më shumë gola para tifozëve të tyre sesa Paris Saint Germaini (28).

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Parc des Princes duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/

https://twitter.com/PSG_English/status/939511754232561669

https://twitter.com/losclive/status/939510955943321600

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme