Veseli: Blerim Peci do të na mungojë të gjithëve

13:03 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit kosovar, Blerim Pecit.

Kryetari Veseli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ‘Facebook’, ka shkruar se  aktori i ndjerë ka dhuruar shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike që kishte, shkruan arbresh.info.

Ky është shkrimi i tij në facebook:

“Na dhuroi shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike. Sot, zemrat tona ndjejnë dhimbje për ndarjen e tij kaq të hershme prej nesh. Blerim Peci do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes, miqve dhe artistëve”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme