Kosova po hynë në vitin e tetë të dialogut me Serbinë. Ani pse ka pasur marrëveshje të shumta të nënshkruar në Bruksel nga palët përfshirëse, ato nuk kanë gjetur zbatim të plotë nga asnjëri vend.
Duke mos u caktuar afatizimi i dialogut dhe mos respektimi i marrëveshjeve të nënshkruar bëri që me të ardhur në krye të Qeverisë, Ramush Haradinaj të kërkoi përfshirjen e SHBA-së në dialog, por asnjëherë nuk pati reagim nga SHBA-të mbi këtë çështje.
Ndonëse BE në vazhdimësi po kërkon që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë dhe vendet të përmirësojnë marrëdhëniet mes vetit, nuk ka pasur deri tani asnjë deklaratë mbi përfshirje e SHBA-së në dialog.
Bile u tha (nga mediat serbe) se kur u përmend kjo temë gjatë takimit të kryeministrit Haradinaj me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, kjo e fundit kishte lëshuar takimin, duke mos u paraqitur as në konferencën e paraparë për media.
Megjithëse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë tha se kishte marrë konfirmim nga zëvendspresidenti amerikan, Michael Pence, se Amerika do të përfshihet më aktivisht në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, por një gjë të tillë nuk e tha kurrë as SHBA-ja e as BE-ja.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, për lajmi.net ka folur për herë të parë në lidhje me këtë temë, mirëpo nuk është se ka dhënë përgjigje definitive rreth përfshirjes së SHBA-së në dialog.
“BE po punon ngushtë me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor”, ishte përgjigjja e zëdhënëses së BE-së në pyetjen, a ka pasur interesim të SHBA-së për përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi?
Kocijancic mes tjerash ka thënë, se puna e dialogut është në vazhdim e sipër ndërsa, vendet janë të përkushtuara për përmirësimin e marrëdhënieve.
“Puna në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është në vazhdim”, është shprehur ajo.
Serbia, nga ana tjetër, e ka kusht njohjen e Kosovës nëse e dëshiron anëtarësimin në BE. E, Kocijancic thotë se Prishtina dhe Beogradi tashmë e kanë konfirmuar se janë të angazhuara maksimalisht për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.
“Të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të fuqishëm për vazhdimin e bisedimeve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të pazgjidhura”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e zëdhënëses së BE-së për lajmi.net.
Ndryshe, ende nuk është caktuar data për vazhdimin e fazës së fundit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit, ku është thënë se do të përfundojë me njohje reciproke mes vendeve./lajmi.net/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...