Para disa muajsh Kosova u ‘kërcënua’ se do të hyjë në krizë energjetike për shkak të mos lejimit nga banorët e fshatit Hade dhe Shipitullë që eskavatorët e KEK -ut të vazhdojnë mihjet në pronat e tyre.
Por, duket se kryeministri nuk e ka përmbushur premtimin që e ka dhënë. Në një prononcim për portalin arbresh.info banorët e asaj ane e kanë thënë të kundërtën.
Një banorë i fshatit Shipitullë duke dashur të mbes anonim kathënë për portalin arbresh.info se kryeministri nuk po e realizon premtimin ashtu siç e ka dhënë.
“Premtimi ka qenë që si në lagjen Shala 5 ari truall për secilën shtëpi të shpronësohen por tash këta po duan vetëm 3 ari. Pastaj premtimi tjetër ka qenë që të paguhet metri katror për katin që banon 350 euro plus të paguhet kulmi dhe themelli 30% që është edhe e ligjshme, mirëpo këtë nuk po e bëjnë”, ka thënë ky banor.
Po ashtu sipas tij konkursi është hapur me kushte të barabarta po ende nuk e kanë punësuar askënd nga fshati Shipitullë.
“Punësimin e ka premtuar në tre faza. Mirëpo e kanë marrë nga nj ëpër shtëpi që ta punësojnë në fazën e parë e janë ata banorë që banojnë në vijën e parë dhe janë përball KEK-ut. Ndërkaq ne na kanë thënë në fazat tjera por ky është vetëm mashtrim sepse na e ka dërguar marrëveshjen për secilën shtëpi që ta nënshkruajmë ende pa i kryer edhe dy faza tjera të punësimit”, tha ai.
Edhe banorët tjerë kanë thënë që u ka ardhur marrëveshja dhe se kanë afat ta nënshkruajnë deri më 15 dhjetor.
“Deri me 15 dhjetor na kanë thënë që të nënshkruhet marrëveshja dhe nëse nuk pranojmë do të shkohet me ligj të shpronësimit që askush të mos ketë qasje në pronën e vet. Po ashtu nuk janë kryer edhe dy faza të punësimit e tash si ta nënshkruajmë ne marrëveshjenkur nuk e dimë që a do të punësohen të tjerët apo jo. Ka pas edhe probeleme mes fshatarëve se kush duhet të hyjë në listë të parë për punësim”, ka thënë ky banorë.
E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në fshatin Hade ku banorët nuk janë të kënaqur.
Agimi banor i këtij fshati ka thënë për portalin arbresh.info se nuk është duke u realizuar premtimi i kryeministrit.
“E kanë rrotulluar tërë marrëveshjen dhe duket se tani asgjë nuk është në anën tonë. Por jemi të detyruar ta nënshkruajmë sepse nëse nuk e nënshkruajmë mund të shkojnë me ligjin për shpronësim e që dëmtohemi edhe më shumë”, ka thënë ai duke u shprehur i zhgënjyer në kryeministrin.
“Kemi besuar që të paktën ky na e zgjidh problemin por shpresat e kota. Mirëpo duket se këto i ka bërë vetëm sa për kryetarin e Obiliqit që t’i fitoj zgjedhjet e tani kanë ndryshuar premtimet e marrëveshja”,është shprehur ai.
Zyra e kryeministrit në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se Marrëveshja e kryeministrit Haradinaj me banorët konsiston në zgjidhjen e problemit.
“Marrëveshja e kryeministrit me banorët konsiston në zgjidhjen e problemit të shpronësimit duke favorizuar pronarët dhe në dëm të KEK-ut- gjegjësisht Qeverisë. Çdo metër e banueshme bruto do të paguhet 350 euro. Varianti e dytë, kush nuk e pranon marrëveshjen, është zbatimi i Ligjit për Shpronësimin”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu sipas ZKM-së kjo marrëveshje është kompromis i dhimbshëm për Qeverinë.
“Kërkesat për kombinim të elementeve të marrëveshjes me ato të ligjit (segmentet që favorizojnë pronarët) është i papranueshëm dhe në këtë drejtim nuk ka kompensime të reja. Marrëveshja është kompromis i dhimbshëm për Qeverinë, por dëshirojmë zgjidhje të problemit. Varianti tjerët është zbatimi i përpiktë i Ligjit”, thekson zyra e kryeministrit.
Me të ardhur në postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj kishte marrë këtë çështje me prioritet që ta zgjidh sa më parë. Ai pati takuar banorët e këtyre dy fshatrave ku kishte biseduar për shpronësim të pronave të tyre. Ai arrit një marrëveshje me këta banorë ku do t’iu paguhej shpronësimi i pronave e po ashtu kryeministri Haradinaj u pati premtuar punësim për nga një anëtar të çdo familje. /V.Berisha/arbresh.info/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...