Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) deklaroi se “ka pezulluar” negociatat me SHBA-të për arritjen e paqes mes Palestinës dhe Izraelit, derisa ato të tërhiqen nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëse një palestinez takohet me palën amerikane lidhur me procesin e paqes, do të thotë se ai e pranon vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për Jerusalemin. Rrjedhimisht, nuk do të ketë negociata të paqes derisa SHBA-të të tërhiqen nga vendimi për Jerusalemin”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i PLO-së Saib Urejkat në një deklaratë në median sociale.
“Me këtë vendim, SHBA-të i dhanë fund rolit të tyre në negociatat e paqes”, ka shtuar ai.
Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit.
Zhvendosja dramatike në politikën amerikane shkaktoi demonstrata në territoret e pushtuara palestineze si dhe në Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak dhe në disa vende të tjera muslimane./AA/
UEFA pranon gabimin e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të ...
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në ve...
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe ...
Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcua...
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u...
Claudio Bravo edhe pse i pensionuar i gatshëm të rikthehet t...