Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj u është përgjigjur deputetëve opozitarë të cilët kanë shumë kritika në lidhje me programin e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Limaj thotë se opozita programin e saj duhet ta ruaj për kohën kur të vijë në pushtet.
“Programin e bën vetë qeveria. Ajo e vlerëson se çka do të bëjë në katër vite. Nuk është e domosdoshme me i pëlqy opozitës”, tha Limaj për televizionin publik.
“Programi qeverisës nuk është përgatitë për me i pëlqy opozitës. Është përgatitë me ja vu përpara opozitës dhe qytetarëve që më vonë ata me thënë nëse nuk janë realizuar”, tha Limaj.
Thotë se qeveria nuk i ka frikën asnjë mocioni të opozitës. Thotë se nuk i frikësohen asnjë mocioni të opozitës.
“Nëse ka sukses mocioni shkojmë në zgjedhje , është krejt demokratike. Pse t’ druhemi ndonjë mocioni të opozitës “, tha ai./RTK/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë