Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për “Tas” ka theksuar se Serbia është në rrugën europiane, por nuk ka ndërmend të bashkohet me NATO.
Në të njejtën kohë, ai tha se Serbia ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë ushtarakë rusë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan “B92”, transmeton portali arbresh.info
“Serbia është në rrugën europiane, por dallimi midis Serbisë dhe vendeve të tjera në rajon është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO. Ne kemi zgjedhur rrugën e neutralitetit ushtarak dhe kohët e fundit u thashë liderëve të NATO-s, se ne nuk e fshehim këtë”, tha ai.
Në intervistën me median ruse, ai kujtoi se Serbia kishte marrë gjashtë aeroplanë ushtarakë MiG-29 rusë.
“Përveç kësaj, ne duam të blejmë armë, të paktën gjashtë helikopterë transportues ushtarakë dhe sisteme ajrore mbrojtëse”, tha ai./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?