Kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj ka reaguar pas shkrimeve dhe komenteve në rrjetet sociale nga simpatizantë të LDK-së ku ofendohej familja e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Dreshaj e ka akuzuar LDK-në se gjithmonë kërkon vota në emër të Rugovës dhe në të njëjtën kohë ia ofendon fëmijët e tij.
“Rastësisht sot e lexova një postim në Facebook të djalit të ish kryetarit të respektuar të Istogut, Fadil Feratit.
Rreshti i parë i statusit thoshte se Teuta dhe Uke Rugova nuk perfaqesojne askend pervec vetes se tyre.
E respektoj secilin mendim personal, por shqetësuese ishte fakti se si njerëzit e LDK-së në Istog aq shumë e mirëpritën këtë postim duke mos kursyer fyerje e terme të pahijshme për familjen që i dha shumë Kosovës.
Është plotësisht e paimagjinueshme se si LDK edhe pas kaq shumë vitesh kërkon vota në emër të presidentit historik, dhe në të njëjtën kohë ia ofendon fëmijët e tij.
Të dashur bashkëvendas, e kam thënë vazhdimisht, do ta them gjithmonë se Istogu është qyteti i Ibrahim Rugovës dhe si i tillë do të mbetet përherë” shkruan Gani Dreshaj në Facebook.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...