Presidenti i Vendit Hashim Thaçi në konferencën e parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, në fjalimin e tij ka thënë se Kosova si shtet i ri po zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve, mirëpo me rigorozitet i zbaton edhe politikat e zhvillimit për të përmbushur standardet evropiane në të gjitha fushat, sepse qëllimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Presidenti Thaçi ka thënë se sukseset e Kosovës i dëshmon edhe raporti i Bankës Botërore në të bërit biznes, ku Kosova kishte një përmirësim të ndjeshëm në renditje, nga vendi i 60 në atë të 40. Por, sipas tij, ngjashëm me fqinjët tanë, edhe ne kemi probleme me ekonominë joformale dhe për më tepër, Kosova ende sfidohet nga shkalla e lartë e papunësisë. Më tej ka thënë se duke marrë parasysh se në vitin e ardhshëm do ta festojmë dhjetëvjetorin tonë si një vend i pavarur, rezultatet janë mjaft inkurajuese”, ka thënë ai.
Kreu i shtetit ka thënë se është e qartë se këto rezultate janë arritur edhe për shkak të perspektivës evropiane, duke përfshirë mbështetjen e konsiderueshme financiare të dhënë nga BE-ja përmes fondeve të IPA-s.Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova ende është duke pritur që puna e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave të kurorëzohet me sukses, sepse jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk kemi të drejtë të lëvizim pa viza.
Në Konferencën e Parë të Parisit, presidenti Thaçi ka folur edhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ky dialog tani po hyn në një fazë të re dhe është shprehur i bindur se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet brenda një të ardhme jo të largët.
Duke marrë në konsideratë kontekstin historik dhe gjeostrategjik, presidenti Thaçi ka thënë se BE-ja duhet ta ketë një valë të vetme të zgjerimit me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ato të anëtarësohen në BE në të njëjtën periudhë kohore, sepse ngjashmëritë ndërmjet tyre janë shumë evidente në të gjitha fushat.
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...