Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se rebelët kanë sulmuar një bazë të OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos, duke vrarë së paku 14 paqeruajtës dhe plagosur 53 të tjerë.
Sulmi që ka ndodhur në provincën Kivu Verior thuhet të jetë një nga më vdekjeprurësit kundër personelit të OKB-së në vite.
Zëdhënësi Farhan Haq tha se të vdekurit dhe të plagosurit janë kryesisht nga Tanzania, ndërsa për sulmin fajësoi luftëtarët rebelë me bazë në Ugandën fqinje.
Pesë anëtarë të Forcave të Armatosura të Kongos janë vrarë po ashtu.
“Lutjet tona janë për familjet dhe kolegët në MONUSCO (misionin paqeruajtës)”, tha Jean-Pierre Lacroix, nënsekretar i OKB-së për paqeruajtje./lajmi.net
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...