Google ADS

Latifi: Vendimi i Supremes konfirmon fitoren e drejtë

15:20 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Fituesi i balotazhit të 19 nëntorit në Rahovec, Smajl Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila gjatë ditës së sotme ka hedhur poshtë ankesën e PDK-së, për këtë komunë, shkruan arbresh.info.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se ky vendim i Supremes konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë të tij.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë, së pari të qytetarit të Rahovecit, pastaj të Aleancës dhe në fund timen.

Tani presim çertifikimin e rezultatit në mënyrë që të vazhdojë jeta institucionale në Rahovec dhe që t’i rikthehemi sa më shpejtë punës!”, ka shkruar Latifi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme