Zëvëndes kryeministri i Kosovës njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Procesi i Integrimit tonë ndërkombëtarë si në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ato respektive po lëvizë në dy shina të ndërlidhura fuqishëm me njëra tjetrën.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se këto faza janë negociatat në Bruksel dhe njohjet dy paleshe që sipas tij Kosova duhet të fokusohet tek fuqizimi i pozitës në negociatat e Brukselit.
“Kosova do duhet të ishte histori suksesi ndërkombëtare: e çliruar nga ndërhyrja e NATO-s, me asistencë perëndimore dhe të Bashkimit Europian në shtet-ndërtim, në rimëkëmbje ekonomike, me rini të mrekullueshme, me pasuri natyrore, në qendër të Europës do duhej të ishte e anëtarësuar tashmë”, ka shkruar Pacolli.
Statusi i plotë:
Procesi i Integrimit tonë ndërkombëtarë si në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ato respektive po lëvizë në dy shina të ndërlidhura fuqishëm me njëra tjetrën: negociatat në Bruksel dhe njohjet dy-palëshe. Aq të ndërlidhura janë sa Serbia për të rritur pazarin në negociatat e Brukselit në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, investohet në të ashtuquajturin revokim të njohjeve (rasti i Surinamit dhe Guinea Bissaut). Besoj se pas marrjes së njohjes sonë nga Madagaskari, janë bërë pak qesharakë dhe janë tërhequr.
Tash unë mendoj se duhet të fokusohemi tek fuqizimi i pozitës sonë në negociatat e Brukselit (stabilitet politik i brendshëm, ekspertizë ndërkombëtare, etj), duke mos lejuar:
dhe as c) konfrontim të botës në blloqe në lidhje me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB…
Kosova do duhet të ishte histori suksesi ndërkombëtare: e çliruar nga ndërhyrja e NATO-s, me asistencë perëndimore dhe të Bashkimit Europian në shtet-ndërtim, në rimëkëmbje ekonomike, me rini të mrekullueshme, me pasuri natyrore, në qendër të Europës do duhej të ishte e anëtarësuar tashmë.
Më vjen keq, që në raportin tuaj nuk përfshihet puna e madhe lobuese kundrejt shteteve të tjera jashtë europiane, që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Ndoshta pse kjo punë, ku unë si kryetar i një partie shpesh në opozitë apo si ndërmarrës me profil ndërkombëtar, kam njëlloj protagonizmi. Nuk ka patur publicitet sepse ajo shpesh nuk është përkrahur mjerisht nga institucionet përgjegjëse. Unë e di që njohjet janë një sport shumë i shtrenjtë. I papërballueshëm për shtete të vogla si yni. Të qenit prej meje një ndërmarrës me profil të lartë ndërkombëtar, më ka lehtësuar punën-unë njihem globalisht, por dhe më ka thjeshtuar çështjen e shpenzimeve në dëm të familjes, por ka fituar Kosova. Kam çarë atje ku fuqitë e mëdha nuk kanë mundur të arrijnë sukses, pse investimi i tyre ka sjellë rezistencë më të madhe, apo pazar më të madh në shtete të caktuara: na falni borxhet e 50 vjetëve, apo na shpërbleni.
Unë nuk jam diplomat profesionist, por kjo s’do të thotë se nuk kam arritur suksese. A e dini për shembull se aktualisht në Prishtinë, vijnë delegacione të pafundme nga Nigeria, Gana, Uganda, etj ? Unë po përpiqem të fuqizoj marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Nigeria është një vend shumë i madh në Afrikë, i cili ofron oportunitete të jashtëzakonshme për disa prej ndërmarrësve tanë. Afrika sot është kontinenti i të ardhmes së ekonomisë botërore. Ja pse atje ka gjithmonë udhëtime, të ndërmarrësve të mëdhenj botërorë.
Dhe unë nuk e kam parë lobimin thjesht si sigurim të njohjes. Shumë prej atyre që lexojnë lajmet për lobimin, mendojnë se lobimi është thjesht marrje e një trofeje- nota verbale dhe kaq. Kjo është dritëshkurtër. Nesër një vend që të ka dhënë një notë verbale, dhe ti s’ke marrë asnjë kontakt tjetër, mund dhe të mos votojë pro teje për anëtarësimin në OKB”.
Unë po bëj diçka shumë të madhe në lobimin tim. Unë po bëj atë që një studiues e ka quajtur « nation branding ». Unë po krijoj markën e Kosovës në botë. A mund të imagjinonte dikush se Kosova, ndërmarrësit e saj, të rinjtë e saj mund të vendosin një lidhje të caktuar biznesi, me një vend afrikan? Këtë unë bëra në Nigeri para disa vitesh, dhe mora shumë kritika qesharake brenda Kosovës.
Nga forcimi i marrëdhënieve ekonomike, apo në fusha të tjera- edhe vota pro nesër, në OKB, është e sigurt. Këto janë disa pjesë të fjalimit tim të sotshëm me të cilin ju adresova konferencës së Forumit 2015 me titull: mungesë angazhimi, vëzhgim në spektrin e politikave të vendeve të Bashkimit Europian kundrejt Kosovës.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...