UEFA ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë në kompeticionet e saj.
Padyshim, superylli Cristiano Ronaldo kryeson në këtë listë, shkruan portali arbresh.info. Ylli i Real Madridit ka realizuar gjithsej 27 gola, 19 në Ligë të Kampionëve dhe 8 në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të kualifikimeve evropiane për Portugalinë.
Por, vendi i dytë është rrëmbyer nga futbollisti shqiptar Halim Selmanaj, lojtari i skuadrës së futsallit Liburni nga Gjakova.
25-vjeçari ka shënuar 12 gola në Kupën e UEFA-së në futsall, ndërsa nëntë gola i ka realizuar për Shqipërinë në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2018” në futsall.
Pra, Halim Selamanj ka gjithsej 21 gola, gjashtë më pak se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri