Gaxherri: Të hiqen maskat dhe qytetarët ta mësojnë realitetin për partitë politike

15:01 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja Besa Gaxherri në seancën e Kuvendit ka thënë se për tema të rëndësishme nacionale partia duhet të jetë në rend të dytë.

“Nuk po ndodh më që tu jepet prioritet çështjeve nacionale e partinë . Është koha të hiqen maskat dhe qytetarët ta dinë realitetin. Konsideroj që Qeveria e kaluar është rrëzuar për vendime të mëdha. Në qoftë se kjo Qeveri nuk ka mundur të mirret vesh për tema të mëdha, atëherë sa ka mundur të merret vesh për një program që nuk ka as objektiva as data kohore por vetëm fraza të thata”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.

Gaxherri thotë se kabineti qeveritar duhet të mbyllet në zyre e të punojnë.

“Të dalin me programe konkrete për çështje të mëdha. Mos bëni gara për këto çështje të mëdha e të dilni këtu të bëni hajgare këtu. Mos ti mbajmë gjërat kështu sepse përgjegjësia nuk është kolektive por është individuale ku secila parti ka përgjegjësi”, ka thënë ajo duke shtuar se duhet të merren së pari me deputetët.

“Ne duhet të fillojmë nga vetja jonë, nga ligji për deputetët e jo të bëjë kush të dojë çfarë të dojë. Të jemi më të përgjegjshëm”, tha ajo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme