Barcelona mund të ketë vendosur për një transferim befasues të ish sulmuesit të tyre, Alexis Sanchez, në merkaton e transferimeve në janar.
Bazuar në raportet në Spanjë, reprezentuesi kilian është pjesë e listës së shkurtër prej katër lojtarëve që janë duke u kërkuar për transferim në Camp Nou gjatë periudhës së ardhshme të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Alexis Sanchez, i cili është i lirë të filloj bisedimet me klubet jashtë vendit në 1 janari, ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me “Topçinjtë” dhe mësohet se Arsenali i ka shtruar tashmë ofertën përfundimtare në tavolinë.
Ylli kilian, i cili nuk ka qenë në formë deri tani këtë sezon, besohet se është i gatshëm të largohet nga Arsenali dhe ishte i zhgënjyer kur transferimi te Manchester City dështoi në muajin gusht të këtij viti. Barcelona është duke kërkuar të sjell një lojtar pasi lëndimi i Ousmane Dembele mund të mbajë reprezentuesin francezin jashtë fushës deri në mars të vitit 2018.
Raportet sugjerojnë që Barcelona do të bëjë një ofertë rreth 25 milionë, shifër që është larg asaj prej 50 milionë euro që “Topçinjtë” kanë pranuar gjatë verës nga klubet e tjera./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”