Elvis Kelmendi (39 vjeç), djali i të dyshuarit për kriminalitet në Bosnje, pejanit Naser Kelmendi, ka arritur marrëveshje me Gjykatën Themelore në Beograd për pranimin e fajësisë. Në bazë të kësaj marrëveshje, Kelmendi është dënuar me një vit burg shtëpiak dhe gjobë prej 70 mijë eurosh.
Ai ka pranuar se e ka kërcënuar një vajzë dhe se ka mbajtur revole pa leje.
Sipas marrëveshjes, Kelmendi ka pranuar se i ka kryer dy vepra penale – cenimi i sigurisë dhe mbajtja pa leje e armës, ka saktësuar për Tanjug zëdhënësja i prokurorisë serbe, Aleksandra Gjenadiq.
Për këto vepra penal, ka thënë ajo, është i paraparë dënimi prej 6 muajsh deri në pesë vjet burg.
Kelmendi më herët nuk ka qenë i dënuar, gjë që i ka lehtësuar rrethanat në këtë rast.
Kelmendi fillimisht është akuzuar për vepër penale të dhunës në familje, por vajza, e cila e ka paraqitur në polici, para prokurorit ja thënë se nuk e ka rrahur atë, vetëm e ka kërcënuar.
Kelmendit i është gjetur revolja në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd.
Elvis Kelmendi është arrestuar më 21 nëntor pasi që e dashura e ka paraqitur atë në polici për dhunë, kurse policia në banesën e tij e ka gjetur edhe një revole pa leje dhe gjashtë plumba.
Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon babain e tij, Naser Kelmendin, për krim të organizuar, vrasjen e Ramiz Delaliqit dhe blerjen, mbajtjen në posedim të llojeve të ndryshme të narkotikëve./lajmi.net/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...