Arrestohen dy persona në Prishtinë, shantazhonin viktimat me foto të montuara

13:23 | 8 Dhjetor 2017
L G

Drejtoria Rajonale e Prishtinës bashkë me Njësitin për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka arrestuar dy persona, të cilët shantazhonin viktimat e tyre për publikimin e fotografive të montuara, raporton arbresh.info.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy të arrestuarit janë H. H,  19 vjeç, dhe E.R, 16 vjeç, që të dy shtetas  të Republikës së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se sot është finalizuar një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të shantazhit.

“Ky operacion është ndërmarrë nga ana e policisë, pasi jemi njoftuar se në rrjete sociale (instagram, facebook etj.), persona të dyshuar publikonin fotografi, (të cilat i montonin me portretin e viktimave)  nëse viktimat nuk ofronin shumën e parave që  personat e dyshuar kërkonin. Duke i parë si shqetësuese  raportimet e tilla, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore dhe një ditë pas raportimit të rasteve (në Podujevë), ka arrit të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti shantazh dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia bën të ditur se deri tani në polici  janë paraqitur disa raste të tilla (shantazh) , andaj marrë në konsideratë këtë fakt kërkojmë nga qytetarët, që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin policor më të afërt,  që bashkërisht të kontribuojmë në luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese. /Arbresh.info/.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme