Supremja hedh poshtë ankesat e LDK-së dhe PDK-së

12:43 | 8 Dhjetor 2017
L G

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë edhe dy ankesa të tjera të dy partive politike, të paraqitura kundër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP), raporton arbresh.info.

Sipas njoftimit të gjykatës  dy ankesat,  ajo e  Partisë Demokratike të Kosovës dhe tjetra e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pabazuara.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

 

Ndryshe, një ditë më parë Gjykata Supreme ka hedhur poshtë edhe dy ankësa të PDK-së ndaj PZAP-së për Prizrenin dhe Klinën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme