Google ADS

Zyrtarëve të MMPH-së, u ndalohet përdorimi i veturave zyrtare pas orarit të punës

12:18 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministrja Reshitaj ndalon shfrytëzimin e veturave zyrtare pas orarit të punës dhe udhëtimet e pakontrolluara jashtë vendit.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, me qëllim të koordinimit të punëve në MMPH dhe kursimit të buxhetit ka nxjerrë dy Urdhëresa me të cilat ndalohen keqpërdorimet e mundshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike.

Për të siguruar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve administrative, ministrja urdhëron të gjitha Agjencitë, Departamentet dhe njësitë tjera administrative, në varësi të ministres që veturat zyrtare të MMPH-së të mos përdorën pas orarit të punës.

Poashtu ministrja ka nxjerr një tjetër Urdhëresë me të cilin obligohen të gjithë zyrtarët e MMPH-së që pa aprovim të mos realizohet asnjë udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme