Beqaj: Demarkacioni nuk e rrezikon koalicionin

10:49 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Profesori i shkencave politike, Belull Beqaj, ka vlerësuar se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk e rrezikon prishjen e koalicionit qeverisës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se koalicioni është produkt i interesave të ndërsjella, i cili nuk mund të rrezikohet drejtpërdrejt nga ligjvënësit që e kanë votuar atë.

Ky pushtet, sipas Beqajt, lëkundet vetëm nëse rrezikohet ekuilibri i interesave të partnerëve të koalicionit.

Ai ka theksuar se për qytetarët e Kosovës më i rëndësishëm se liberalizimi i vizave është të çlirohen nga politika dhe politikanët që i kanë sjellë në këtë gjendje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme