Google ADS

ATK: 381.9 milion te hyra për periudhën janar-nëntor

11:36 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Të hyrat në periudhën janar-nëntor 2017 janë 381.9 milionë euro apo 6.3 përqind më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kurse nga të hyrat nga kontributet pensionale janë arkëtuar 141.2 milionë euro që gjithsej së bashku janë rreth 523 milionë euro, raporton arbresh.info.

Kështu ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, në një konferencë për medie, në të cilën është prezantuar puna e ATK-së për periudhën janar-nëntor 2017.
Ai ka thënë se ATK e ka pasur një vit me mjaft sfida dhe probleme por edhe arritje të shumta.
Sipas tij për perceptimin e qytetarëve për korrupsion në ATK sa është në 32.5 ka rënë në 17.4 përqind.
Ai ka thënë se nga institucionet ndërkombëtare është vlerësuar edhe digjitalizimi i shërbimeve tatimore.
Kurse sa i përket ekonomisë jo formale tha se nga raportet e ndryshme vlerësohet se ATK ka bërë punë të mirë sidomos sa i përket ekonomisë së hirtë.
Sipas tij ligji i cili ka sjellë rezultate të shumta është ligji për faljen e borxheve publike ku ATK vetëm në vitin 2017 ka të falur borxh 29 milionë euro./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme