SHBA ka paralajmëruar palestinezët kundër anulimit të bisedimeve me Zëvendëspresidentin Mike Pence, pasi Uashingtoni e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, transmeton arbresh.info.
Një zyrtar i lartë palestinez më herët tha se z. Pence nuk do të ishte i mirëpritur, raporton BBC.
Do të ishte “kundërproduktive” për të mbyllur bisedimet midis z. Pence dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas, të planifikuar më pas këtë muaj, tha SHBA.
Njoftimi i Presidentit Donald Trump për Jerusalemin këtë javë, përmbys dekada të politikës amerikane për statusin e Jerusalemit.
Të enjten, të paktën 31 palestinezë u plagosën në përleshjet në Rripin e Gazës dhe në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Përleshjet u shkaktuan nga zhvendosja e politikës së zotit Trump. Më shumë protesta priten në territoret palestineze të premten, me Izraelin duke vendosur qindra trupa shtesë në Bregun Perëndimor.
Grupi islamik palestinez Hamasi ka bërë thirrje për një intifadë ( Intifade-kryengritja palestineze kundër okupimit izraelit të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, duke filluar nga 1987) të re, ose kryengritje./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...