Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kritikuar procesin ku vendet e treta të Ligës së Kampionëve përfundojnë në Evropa Ligë.
“Topçinjtë” përfunduan fazat grupore me një fitore të thellë mbrëmjen e kaluar duke mposhtur skuadrën BATE Borisov me rezultat 6 me 0, transmeton portali arbresh.info. Ata do të mësojnë fatin pas shortit të së hënës, ku mund të përballen me rival të mëdhenj evropian, përfshirë gjigantin spanjoll Atletico Madrid.
Pavarësisht kësaj proteste, Wenger është i lumtur për raundin e ardhshëm dhe insiston që skuadra e tij është në gjendje të mposhtë këdo në këtë kompeticion.
“Ju keni Napolin, Atletico Madridin, Dortmundin”, ka thënë Wenger. “Do të jetë interesante”
“Nuk kam qenë asnjëherë tifoz i idesë që skuadrat nga Liga e Kmapionëve të kalojnë në Evropa Ligë”
“Do të adaptoj skuadrën me vështirësitë që ne përballemi. Prandaj, unë vetëm zgjidhi skuadrën që ne mund të fitojmë ndeshjen e ardhshme. Nuk është e vështirë sepse kjo skuadër mund të fitoj kundër të gjithëve”
Arsenali ishte kualifikuar në raundin e tjetër të këtij kompeticoni para ditores së djeshme, por Wenger zgjodhi një skuadër me eksperiencë në mënyrë për të krijuar besim para takimeve tjera./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...