Google ADS

Vdes një punëtor i KEK-ut, pësoi sulm në zemër

22:18 | 7 Dhjetor 2017
M. A.

Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës. Vdekjen e 58 vjeçarit, K.E, e kanë konfirmuar për Express zyrtar të KEK’ut. Siç bëhet e ditur ai ka ndërruat jetë pas një sulmi në zemër.

“Punëtori i KEK që sot ka vdekur ka pasur sulm në zemër. Kjo është konstatuar edhe nga raporti mjekësor, i cili edhe i është dërguar KEK’ut sot gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e KEK.

I ndjeri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim në punë apo diçka të tillë. Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës”. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme