Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ia lë fajin bartjes së lëndëve te ndërkombëtarët për mos hetimin e vrasjeve që kanë tronditur Kosovën që nga viti 1999.
Në intervistën për RTK-në, Lumezi është pyetur për hetimet rreth vrasjes së zyrtarit të lartë të LDK-së, Xhemajl Mustafa.
Në këtë intervistë Lumezi foli për vonesat e hetimit të lëndëve për vrasjet e pas luftës.
“Unë personalisht e kam shqyrtuar atë dosje derisa kam qenë Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut por ndërkohë është kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili në atë kohë ka qenë ndërkombëtar që ajo lëndë të transferohet te prokurorët e EULEX-it, edhe në ditët e sotme ajo lëndë është te prokurorët e EULEX-it”, tha Lumezi.
Kryeprokurori tha se ka kërkuar nga vartësit e tij që t’i marrin me prioritet këto raste.
“Mirë kishte me qenë që për këto raste të kërkohet përgjegjësi nga ata që i kanë pasur këto lëndë dhe kanë pasur për detyrë t’i hetojnë këto çështje penale. Unë kam kërku nga prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë që t’u japin prioritet të gjitha rastet e vrasjeve publike. Kam kërkuar që të trajtohen edhe raste të gazetarëve që kanë ndodhur pas luftës”, tha Lumezi./arbresh.info/
(II) Po ashtu kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka akuzuar mediat se po ndërhyjnë në rastet për të cilat duhet të ketë hetim sekret, shkruan arbresh.info
Ai këto komente i ka bërë në një intervistë për RTK-në kur është pyetur se çfarë po bënë prokuroria për rastin e Autostradës.
“Të gjitha rastet të cilat janë në hetime nga prokuroria e shtetit duhet të jenë hetime sekret dhe nuk duhet opinioni të njoftohet me ato raste sepse mund të ndërtohet hetimi”
“Na vyen kohë më shumë që të hetohen këto raste. Ne jemi duke marrë veprime në shtete e huaja jemi duke kërkuar materiale në shtete e huaja.”
“Unë si prokuror i shtetit nuk nuk mund të ju jap informacione tjera lidhur me këto sepse nuk kom.”/arbresh.info/
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot