Greqia dhe Turqia kanë hapur bisedat mbi mosmarrëveshjet e vjetra, pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu vizitën historike.
Takimi i dizajnuar për të rritur marrëdhëniet ndërmjet dy kombeve, vizita e parë e një presidenti turk në 65 vjet shpejt u shndërrua në një grindje të ngathët midis aleatëve të NATO-s, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
Të dy vendet kanë rënë dakord të ringjallin një process konsultimi për masat e ndërtimit të besimit, ka theksuar Alexis Tsipras.
Temat varionin nga diskriminimi kundër myslimanëve në Greqinë veriore ndaj pranisë ushtarake të Turqisë në Qipron të ndarë etnikisht dhe interpretime të lirshme të një traktati ndërkombëtar që përcaktonte kufijtë e të dy vendeve.
Erdogan para mediave greke ka theksuar se Traktati i Lozanës i vitit 1923 duhej të rishikohej.
Megjithatë, Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos përjashtoi çdo ndryshim në traktat, përderisa Erdogani qëndronte i ulur pranë tij.
Erdogan u përqëndrua në të drejtat fetare të komunitetit musliman turk në Greqinë veriore, ai tha se kishte edhe probleme në “tema ushtarake”.
Në Greqinë Veriore, Erdogan ka këmbëngulur se Greqia e thërret komunitetin turk “myslimane”, sepse u “vie rëndë të përdorin” termin turk.
Tsipras i ka bërë të ditur Erdoganit se Greqia ka ndjeshmëri për liritë fetare, ndërsa i ka treguar për rindërtimin e disa xhamive në vend.
Përderisa marrëdhëniet janë përmisuar, shumë grekë besojnë se Turqia ka aspitara territorial ndaj vendit të tyre, gjë të cilën Erdogan e ka mohuar./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe