Google ADS

Trudeau: Ambasada kanadeze do të qëndrojë në Tel Aviv

20:03 | 7 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e ka bërë të qartë që Ambasada kanadeze në Izrael do të vazhdojë të qëndrojë në Tel Aviv, duke thyer kështu bindjet e vendit fqinjë dhe aleatit të saj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne nuk do të lëvizim Ambasadën nga Tel Aviv”, ka theksuar Trudeau gjatë një vizite në Kinë, shkruajnë mediat izraelite, transmeton portali arbresh.info

Trudeu ka bërë të ditur se Kanadaja nuk e mbështet vendimin e Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Donald Trump ka nxitur zemërim të madh në mbarë vendet e botës, ndërsa ekziston frika për një konflikt të ri në Lindjen e Mesme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme