Këngët fituese të festivalit ‘Kënga Magjike’ i kanë mbetur në kujtesë shqiptarëve e sidomos ndjekësve të rregullt të festivalit për 18 vite me radhë, i cili pasnesër pritet që të shpallë fituesin e tij të 19-të mes një kasti emrash të spikatur dhe të rinj që marrin pjesë, shkruan panoramaplus
Muzikë e bukur, e pëlqyer, ritëm , fabul dhe shtrirje vokale, është kjo panorama e natës së parë që erdhi për shikuesin mbrëmë drejtpërdrejtë në televizion.
Konkurrenca për fituesin/en duket shumë e fortë, duket në fakt si një betejë femrash dhe zërash potencial për të cilët duhet të presim edhe pak për të mësuar emrin triumfator.
Por ‘’Panorama Plus’’ ju sjell edhe njëherë një retrospektivë të këngëtarëve dhe këngëve që kanë triumfuar duke rrëmbyer çmimin e parë në 18 vite traditë dhe festival.
1999: Elsa Lila – “Vetëm një fjalë”
2000: Irma Libohova & Eranda Libohova – “Një mijë ëndrra”
2001: Rovena Dilo & Pirro Çako – “Për një çast më ndali zemra”
2002: Mira Konçi – “E pathëna fjalë”
2003: Ema Bytyçi – “Ku je ti”
2004: Irma Libohova – “Prapë tek ti do të vij”
2005: Genta Ismajli – “Nuk dua tjetër”
2006: Armend Rexhepagiqi – “Kur dashuria vdes”
2007: Aurela Gaçe – “Hape veten”
2008: Jonida Maliqi – “Njëri nga ata”
2009: Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu – “Rruga e zemrës”
2010: Juliana Pasha & Luiz Ejlli – “Sa e shite zemrën?”
2011: Redon Makashi “Më lër të Fle”
2012: Alban Skenderaj – “Rrefuzoj”
2013: Besa – “Tatuazh në zemër”
2014: Aurela Gaçe & Young Zerka – “Pa Kontroll”
2015: Aurela Gaçe: ‘’Akoma jo’’
2016: Rozana Radi:’’Ma thuaj ti’’
/panorama plus/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...