Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë çmimet për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës 2017, shkruan arbresh.info
Artan Krasniqi ka fituar vendin e parë për shkrimin me të mirë për të promovuar Kosovën. Ndërsa çmimin për fotografinë më të mirë ka fituar Agon Limani.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se përmes kësaj do t’i japim Kosovës një imazh më të mirë sepse sipas Pacollit Kosova nuk ka një imazh të mirë në botë.
“Si shoqëri kemi probleme për çdo gjë që në Kosovë është realitet te dikush tenton ta transmetoj ndryshe, kemi problem me imazhin e Kosovës. Narracioni, fotografia për Kosovën u shtrembëruan dhe vazhdojnë të shtrembërohen , cila është e vërteta për Kosovën shumë kush nuk e di ndoshta as unë nuk e di.
“Ne kemi qëllim të tregojmë të vërteten për Kosovën imazhin e vërtet për Kosovën. Ne këtë drejtim te krijojmë një imazh që populli i Kosovës e donë.”
Çmimin e tretë për fotografinë më të mirë ishte për autorin Ardit Qeriqi, çmimi i dytë për fotografinë më të mirë i takoi Armend Nimani dhe çmimi i parë për fotografinë më të mirë i takoi Agon Nimani dhe Armend Nimani.
Ndërsa, çmimin e tretë për shkrimin më të mirë e mori Labinot Konushefci, çmimin e dytë për shkrimin më të mirë Uran Haxha dhe çmimin e parë për shkrimin më të mirë Artan Krasniqi nga Koha Ditore.
Po ashtu në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i uebfaqës “Kosovo ABC”
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1620763327988753/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...