Google ADS

Molliqaj, Veselit: Keni thënë se njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare

16:43 | 7 Dhjetor 2017
M. A.

Dardan Molliqaj deputeti i Vetëvendosjes ka kërkuar nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli që ta sqarojë një deklarim të tij lidhur me UDB-në.

Molliqaj ka thënë se Veseli kishte deklaruar gjatë një interviste në Klan Kosova se “njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare”.

“Ke bashkëpunuar me njerëz të UDB-ës ke thënë publikisht se ekzistojnë regjistrimet. Nuk po them se ke bashkëpunuar me Serbinë, por ke thënë se njerëzit që kanë bashkëpunuar me UDB-ën janë pasuri kombëtare”, ka thënë Molliqaj në Kuvend.

Veseli i është kundërpërgjigjur duke thënë se “po janë pasuri ose thesar sepse ata kanë qenë informatorë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme