“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, theksoi se është shqetësues vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”, duke shtuar se “vendimi i presidentit Trump mund të na sjell në periudha më të errëta”.
Në takimin ditor me mediat, të mbajtur në Komisionin Evropian, Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jerusalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.
“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini.
Mogherini theksoi se në takimin e realizuar javën e kaluar, me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështjeje. Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
“Vendimi i presidentit Trump mund të na sjellë në periudha më të errëta”, tha Mogherini. Duke u bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, Mogherini tha se Jerusalemi është një çështje që prek tërë bashkësinë ndërkombëtare. Ajo paralajmëroi se çështja e statusit të Jerusalemit do të jetë tema kryesore e bisedës gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, që të hënën do të arrijë për vizitë në Bruksel./aa/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...