Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pasur një debat në kuvend me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në lidhje me disa akuza.
Për gjithçka Veseli ka thënë se nga janari i vitit 2018, do të nis zbardhja e rasteve të pasluftës,
“Ta bëjmë edhe një Gjykatë Speciale, unë e inicioj për të gjitha këto gjëra”, ka thënë Veseli.
“Politikisht mos manipuloni, janë obligimet institucionale që i kemi”, iu ka drejtuar Veseli, Molliqajt.
“Me pas ligj, nuk të kisha dërguar në burg unë, por të kishe shkuar në burg për sjelljet e tua edhe për do lista që i ke bërë”, i ka thënë ai Molliqajt.
“E dinë ti më mirë, do lista goxha të këndshme për të cilat ke përgjegjësi. Për UDB s’kam folur. Akuza mund të bësh sa të duash, ato direkte janë pak më ndryshe”.
“Akuzat politike dallojnë dhe njeriu duhet të marrë përgjegjësi. Do të kërkojë falje momentin që e konsideroj që akuza ka qenë ose e rastësishme”, ka shtuar ai.
Më tej Veseli ka folur për akuzat e deputetes Drita Millaku, për të cilat Veseli ka thënë se të sqarohen në gjykatë.
“Asnjë fjalë të rëndë nuk kam thënë vetëm për të pasur kujdes kur të lëshoni fjalën”, ka thënë Veseli për kritikat për fjalorin e djeshëm në kuvend.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...