Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka marrë pjesë në përmbylljen e fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ajo në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se ato janë heroinat e shtetit të Kosovë, ato meritojnë para së gjithash respekt, njohje dhe trajtim institucional, meritojnë përkrahje sistematike, punësim e pjesëmarrje të barabartë në institucione
Statusi i plotë:
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë heroinat e shtetit tonë
Sot mora pjesë në përmbylljen e fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Gruaja ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit, janë nënat shqiptare ato që rritën dhe ia falën Kosovës djemtë dhe vajzat më të mira, janë ato që luftuan kundër të keqes për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, vuajtjet e të cilave nuk po përfundojnë as sot.
Memoria kolektive për to nuk duhet të lihet e partikuluar dhe e painstitucionalizuar. Sakrificat e tyre do të shërbejnë si edukim për qëndresën njerëzore edhe për shumë breza të ardhshëm. Ato janë heroinat e shtetit tonë, ato meritojnë para së gjithash respekt, njohje dhe trajtim institucional, meritojnë përkrahje sistematike, punësim e pjesëmarrje të barabartë në institucione.
E vlerësoj vendimin e kësaj Qeverie për caktimin e pensionit për këtë kategori duke kërkuar që si shoqëri të angazhohemi më shumë për një jetë dinjitoze për këtë kategori.
Para të pranishmëve kujtova edhe aktivitetin tim pas përfundimit të luftës ku së bashku me Kryqin e Kuq belg ishim angazhuar në trajtimin psikologjik dhe mjekësor të grave dhe vajzave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë si dhe një poezi (Letra e një të vdekuri) që ua kisha kushtuar këtyre grave, e cila poezi më pas ishte shpërblyer edhe me çmim ndërkombëtar:
… Të lutem,
M’i merr vetëm sytë me vete
e m’i lër ne Token tonë.
Thuaju hijeve të ditës
Të paktën të mos shkelin mbi dheun
ku përpëliten sytë e etur per dritë!
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...