Pas dorëheqjes së kryetarit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se do të mbajë zgjedhjet për kryetar të ri më 16 dhjetor, duke filluar në ora 10:00.
“Ndërkohë për të evituar tollovinë në organizim të ngjarjes ju njoftojmë se anëtarësimet e reja nuk do të procedohen gjatë rrjedhës së Kuvendit Zgjedhor të AGK-së porse të gjithë gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe redaktorët e rinj që dëshirojnë të anëtarësohen për të votuar në Kuvendin e radhës këtë mund ta bëjnë deri më 13 dhjetor 2017 – në mënyrë që AGK të ketë kohë t’i përgatisë listat e votuesve. Pas Kuvendit Zgjedhor regjistrimet e anëtarëve të rinj do të hapen prapë pa kufizim kohor”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
AGK thekson se për lokacionin dhe agjendën e ecurisë së Kuvendit Zgjedhor do informojnë së shpejti.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I