Hoxhaj: Tema e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të mbyllet

12:59 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se tema e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, duhet të mbyllet, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se tashmë marrëveshjen e kanë proceduar për në Kuvend dhe presin votën dhe mbështetjen e deputetëve.

“Nuk dua tu them deputetëve se di duhet të votoni, por dua të ju them vetëm një gjë pa dashur e polemizu. E di që kur kemi fushata zgjedhore, kjo bëhet si në formë poetike, e në Kuvend duhet me marrë vendime si në formë të prozës. Tema e kufirit në  mes Kosovës dhe Malit të zi duhet të mbyllet”, ka thënë ai.

Sipas tij, tema e demarkacionit kërkon mbështetje të madhe dhe kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me votën por edhe me peshën dhe përgjegjësitë./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme