Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë të ditur shefit të Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi se do t’i kundërpërgjigjet më vonë për deklaratat e tij ku kishte përmendur hujin.
Kjo ka rezultuar në debatin që u zhvillua mes shefit të Grupit Parlementar të VV-së, Glauk Konjufca e atij të NISMA-s, Bilall Sherifi për programin Qeverisës 2017-2021, shkruan arbresh.info.
“Bilall ka me tu përgjigj ma vonë për atë punën e hujit se morëm vesh çka është huji, a është kungj a huj?”, ka qenë deklaratat e Veselit i cili po fliste me ironizëm.
Derisa Sherifi fliste për programin qeverisës dhe arritjet e Qeverisë pjesë e së cilës është edhe NISMA, Konjufca nga VV tha se është qesharake që në program shkruhet se zhvillimi ekonomik do të arrihet sepse Qeveria do të implementoj projektet e mëdha./arbresh.info/
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...