Google ADS

Haradinaj: Ia kemi borxh Kosovës sqarimin e demarkacionit se gati u mbytëm për të

11:58 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është ai që ka qenë.

Haradinaj ka thënë se është dashur të sqarohet opinioni publik për demarkacionin pasi siç tha, deputetët gati u mbytën për të në Kuvend duke aluduar në gazin lotsjellës që ishte përdorur nga opozita për ta kundërshtuar atë, shkruan arbresh.info.

“Komisioni shtetëror i Kosovës është i njëjtë si ai që ekzistuar dikur, ka me vy edhe për tema të tjera. Mos harron që ia kemi pas borxh popullit sqarimin se kemi qenë duke u mbyt. E kemi pas borxh me pastru vendin tonë, të drejtën tonë me një punë që i ka hije”, ka thënë Haradinaj

Ai ka thënë se nuk do të veproj sikur ish-kryeministri që e kishte sjellë e më pas e kishte tërhequr vetë demarkacionin nga Kuvendi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme