Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë, dhe për këtë janë marrë masat që tani për 2018.
Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë takimit me eurokomisionerin për zgjerimin, Johannes Hahn.
Duke njohur komisionerin me planin e veprimit “Forca e Ligjit”, Xhafaj tha se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre.
Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale. Xhafaj informoi Komisionerin edhe për procesin e vettingut që do të kryhet në Policinë e Shtetit.
Duke u ndaluar tek masat për frenimin e azilkërkimit të paligjshëm dhe migracionin e parregullt, ministri i Brendshëm shqiptar veçoi bashkëpunimin me Francën, si një shembull pozitiv për minimizimin e fenomenit.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit tha se shembulli i bashkëpunimit të palës shqiptare me Francën, duhet avancuar edhe me vendet e tjera europiane.
“Periudha në vijim është shumë deçizive për Shqipërinë”, u shpreh Komisioneri Hahn. Ai sugjeroi njohjen më të thellë të arritjeve të palës shqiptare, përmes medias së huaj, për të reduktuar efektet negative të stigmatizimit të padrejtë të vendit.
Ministri Xhafaj nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Bashkëpunimi me vendet fqinje për ngritjen e Qendra Rajonale e Bashkëpunimit Policor, sipas tij, ka nevojë për mbështetje nga vendet e BE-së./Top Channel
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...