Google ADS

Makina përfundoi në lumë, policia zbardh detajet

11:01 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Policia e Matit ka zbardhur aksidentin në Klos ku makina përfundoi në lumin Mat.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërkohë shoferi, makina e të cilit përfundoi në lumë, nuk ka asnjë lëndim.

“Në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij”–njofton policia e Matit.

Njoftimi i policisë

Mat

Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, salla operative e Komisariatit të Policisë Mat, ka marë një telefonatë ku bën fjalë për një automjet të rënë në lum në dalje të Klosit.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se :

Në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e poltë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme