Reçica: Jemi të gatshëm edhe të dielen të mbajmë seancë

10:58 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Elmi Reçica në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se grupi i PDK-së, është i gatshëm që tash ta votoj buxhetin e vitit 2018, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se ka pas raste që opozita e ka votuar buxhetin, duke shtuar se ka vende të tjera kur kjo e fundit mund të zhvilloj beteja politike.

“Nëse nuk votohet sot , ne jemi të gatshëm që të dielën të jemi këtu”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme