Google ADS

Veseli nuk do të dëshmojë sot në rastin e Kurtit dhe të tjerëve

10:21 | 7 Dhjetor 2017
arbresh.info

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ende nuk ka marrë ftesë nga Gjykata e Themelore e Prishtinës, dhe rrjedhimisht nuk do të dëshmojë sot.

“Kryeparlamentari Veseli është njoftuar përmes mediave, për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend,” i ka thënë një burim brenda Kuvendit, portalit arbresh.info.

Sipas këtij burimi, “Gjykata nuk ka dërguar ftesë në kabinetin e kryeparlamentarit për ta ftuar atë që për të dëshmuar në këtë proces”.

Edhe sot po vazhdon seanca e shqyrtimit kryesor ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Dolika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit,

Si dëshmitarë, të pranishëm janë deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu.

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2015, katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjykimi ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës brenda ambienteve të Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme