Deputeti Osmani në cilësinë e dëshmitarit i është përgjigjur pyetjes së avokatit ku tha se kur i referohet opozitës përfshinë të gjitha partitë.
“Kur i referohem opozitës, në atë kohë ka qenë VV, AAK dhe Nisma. Çdo herë që i jam thirrë fjalës opozitë i jam referuar si tërësi të gjithë partive opozitare”, tha ai.
Këtu ka reaguar njëri nga avokatët ku tha se aktakuza është politike.
Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra i është përgjigjur njërit nga avokatët në këtë reagim se kjo aktakuzë është e një anshme dhe politike, pasi që sipas tij pjesë e opozitës kanë qenë edhe disa parti të tjera dhe deputet të tjerë të AAK dhe Nisma.
Kalludra theksoi se janë edhe disa aktakuza të tjera për çështjen e gazi.
“Ato kanë lëndë të rregullta dhe edhe ato pritet të futen në punë sipas kohës dhe radhës. Po procesi ndaj tyre nuk është përshpejtuar sepse ato janë lëndë të rregullta e kjo për shkak që këta janë në paraburgim”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info,
Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra këtë e tha duke iu përgjigjur tentativave te mbrojtësve se kjo aktakuzë është politike./arbresh.info
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...