Google ADS

Edhe Interi pas mesfushorit Emre Can

10:07 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Raportohet që Interi mund të rrëmbej gjatë verës mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Reprezentuesi i Gjermanisë mësohet se është një shënjestër e Juventusit dhe se ata kishin arritur një marrëveshje me lojtarin nga vera e vitit të kaluar, por “Redsat” insistuan duke mos e shitur atë, transmeton portali arbresh.info.

Duke marrë parasysh faktin që Can do të mbetet pa kontratë në fund të sezon dhe mundësinë për të diskutuar me klubet jashtë Anglisë duke filluar nga muaji i ardhshëm, pritet se transferimi i tij në Torino të ndodh falas në fund të sezonit.

Megjithatë, ‘Tuttosport’ raporton tani që Interi është gjithashtu i interesuar pasi mesfushori do të përshtatej në formë të mrekullueshme në formacionin 4-3-3.

Derisa Juventusi ende qëndron favorit për transferimin e tij, Can mund të joshet për transferim te “Nerazzurët” nëse këta të fundit rikthehen në Ligë të Kampionëve këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme