Google ADS

Jennifer Lopez e lumtur me të dashurin e saj gjashtë vjet më të ri

09:57 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Pavarësisht orarit të tyre shumë të zënë, ata kanë qenë praktikisht të pandashëm gjatë vitit 2017.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u panë sërish së bashku në New York, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.

Aktorja 48 vjeçare dhe ish-lojtari i bejzboollit Alex, 42 vjeçar u kapën duke marrë fotografi të njëri tjetrit në telefonat e tyre.

Jennifer dukej shumë e lumtur pranë të dashurit duke i dhuruar buzëqeshje. E veshur me një palltë gri dhe veshje sportive Lopez dukej shumë tërheqëse.

Ajo madje kishte lidhur flokët dhe ishte pa grim dhe përsëri dukej shumë e bukur.

Çifti duken për lakmi së bashku.

Ndryshe dihet se Lopez është nënë e dy binjakëve nga lidhja e kaluar dhe Alex po ashtu ka dy fëmijë nga martesa e kaluar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme